KryesoreLajme

Kurti reagon pas kërcënimeve nga “Severna Brigada”

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këto kërcënime, Kurti tha se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe se institucionet i kanë shpallur ata organizatë terroriste që në vitin 2023.

Lexo më shumë  25 organizata denoncojnë sulmet online ndaj protestuesve dhe kërkojnë hetim për dhunën policore

“Po, ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re se janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigada Veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd”, tha Kurti.

Ndërsa Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Lexo më shumë  Sot protesta e 38-të për dorëheqjen e Ramës/ Artan Fuga: Kuvendi të shpallë afatet e vetëshpërndarjes, nëse deputetëve u ka mbetur një fije përgjegjësie

Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet:

“Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Rruga Press

YouTube player