Lajme

Kurti qeverisë: Sanksionet e SHBA-së vërtetuan legjitimitetin e veprimeve të Policisë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka mirëpritur vendimin e fundit të SHBA-së për të sanksionuar disa serbë lidhur me krim të organizuar dhe korrupsion në veri të Kosovës, konkretisht grupi i njohur si Veselinoviq.

Para kabinetit qeveritar, Kurti ka thënë se toleranca ndaj korrupsionit është zero.

“Sanksionet e SHBA-së treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që shtypin e shfrytëzojnë qytetarët e pjesës veriore dhe vërtetuan legjitimitetin e veprimeve të PK-së javë më parë në veri të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale”.

Lexo më shumë  Pas deklaratës së Rashiqit për cenim të votës në Graçanicë, arrestohen pesë serbë

Kurti shtoi se asnjë grup a individ nuk do të lejohet të jenë më i fortë se shteti ligjor, ndërsa njoftoi për numrin e aktiviteteve policore.

“Për qeverinë tonë reformimi i prokurimit publik është një ndër pikat më të rëndësishme në luftimin e korrupsionit. Deri tani Policia e Kosovës ka realizuar mbi 500 operacione, rreth 900 bastisje dhe ka shkatërruar 41 grupe kriminale. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e korrupsionit. Nuk do lejojmë asnjë grup apo individ të jetë më i fortë se sa shteti ligjor”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Shaip Kamberi kërkon sqarime nga Qeveria e Serbisë, për bllokimin e donacioneve nga Kosova ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *