Lajme

Kurti qeverisë: Sanksionet e SHBA-së vërtetuan legjitimitetin e veprimeve të Policisë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka mirëpritur vendimin e fundit të SHBA-së për të sanksionuar disa serbë lidhur me krim të organizuar dhe korrupsion në veri të Kosovës, konkretisht grupi i njohur si Veselinoviq.

Para kabinetit qeveritar, Kurti ka thënë se toleranca ndaj korrupsionit është zero.

“Sanksionet e SHBA-së treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që shtypin e shfrytëzojnë qytetarët e pjesës veriore dhe vërtetuan legjitimitetin e veprimeve të PK-së javë më parë në veri të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale”.

Lexo më shumë  FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë

Kurti shtoi se asnjë grup a individ nuk do të lejohet të jenë më i fortë se shteti ligjor, ndërsa njoftoi për numrin e aktiviteteve policore.

“Për qeverinë tonë reformimi i prokurimit publik është një ndër pikat më të rëndësishme në luftimin e korrupsionit. Deri tani Policia e Kosovës ka realizuar mbi 500 operacione, rreth 900 bastisje dhe ka shkatërruar 41 grupe kriminale. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e korrupsionit. Nuk do lejojmë asnjë grup apo individ të jetë më i fortë se sa shteti ligjor”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Krasniqi: Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *