KryesoreLajme

Kurti publikon për herë të parë letrën ku kishte kërkuar lirimin e Selimit, Kransiqit, Thaçit dhe Veselit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë arsye ligjore apo morale për mbajtjen në paraburgim në Hagë të Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit.

Në një reagim në Facebook, Kurti ka theksuar se ka punuar në heshtje për çështjen e tyre, duke shtuar se, sipas tij, puna më efektive bëhet pa zhurmë.

“Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë. Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”.Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim. Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Kurti para ndeshjes me Slloveninë: Forca Kosovë, të gjithë bashkë për Dardanët, në stadium, sheshe e shtëpi

Kurti thotë se në vitin 2022 kishte kërkuar lirimin e tyre, duke publikuar kështu për herë të parë letrën që i kishte dërguar Trandafilova.

“Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar. E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kadetë të Ushtrisë së Kosovës (FSK) po kryejnë një stërvitje ushtarake në parkun e Gërmisë në Prishtinë

Ai shtoi më tej se “Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”.

Rruga Press

YouTube player