KryesoreLajme

Kurti publikon hartën se si duhet të duken zgjedhjet lokale në Kosovë

Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Albin Kurti ka nisur të merret me zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në vjeshtë.

Në një postim në Facebook të shtunën, Kurti ka postuar një hartë me të gjitha komunat e Kosovës dhe mbi to ka vendosur rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke i lënë porosi aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo më shumë  Formimi i qeverisë së re, Konjufca: Besoj i kemi numrat

“Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, kështu duken renditjet dhe përqindjet e subjekteve nëpër komuna. Hartë që duhet të na shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale në vjeshtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit