KryesoreLajme

Kurti priti Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit” bisedojnë për Projektligjin për liritë fetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, bashkë dhe me përfaqësues të tjerë nga Kisha Ungjillore.

Në njoftim thuhet se në takim është  diskutuar mbi Projektligjin për liritë fetare, i cili u vlerësua pozitivisht nga përfaqësuesit e Kishës Ungjillore, teksa shprehën dhe keqardhjen që ky projektligj nuk po votohet në Kuvend. Kjo ndodh për shkak që projektligji në fjalë duhet votuar edhe nga 2/3 e përfaqësuesve të komuniteteve, si ligj i interesit vital.

Lexo më shumë  Ushtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e Granatahedhësit MK-19

“Votimi i tij nënkupton rregullimin e statusit të bashkësive fetare në vend, që çon drejt gëzimit të plotë të lirisë fetare e cila garantohet me Kushtetutë e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si pjesë e saj. Zyra e Kryeministrit ka shtyrë përpara këtë projektligj të rëndësishëm, me qëllim mbrojtjen e të gjitha bashkësive fetare që jetojnë e veprojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Cila e drejtë politike, sociale, ekonomike a kulturore u cënohet serbëve të Kosovës duke u mbyllur strukturat ilegale shtetërore të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës?

Rruga Press

YouTube player