KryesoreLajme

Kurti priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një grup studentësh vizitorë nga Universiteti Shtetëror i Floridës (Florida State University), të cilët i njoftoi me zhvillimet e fundit politike, ekonomike dhe demokratike në vendin tonë.

Kurti theksoi se Kosova është shembulli më i mirë se si përparimi ekonomik dhe zhvillimi demokratik mund të ecin paralelisht.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Ai theksoi se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht ekonomia me rritjen më të shpejtë në këtë rajon. Duke theksuar se mosha mesatare e popullsisë është vetëm 34 vjeç, kryeministri Kurti vuri në pah politikat e qeverisë në mbështetje të të rinjve, thuhet në njoftim.

Numri i të rinjve të punësuar është dyfishuar falë iniciativave të punësimit, ndërsa arsimi i lartë në universitetet publike është bërë pa pagesë, me bursa të ndara kryesisht në fushat STEM – ku 96.7% e përfituesve janë gra.

Ai shtoi se sektori i teknologjisë po rritet me ritme të shpejta, i nxitur nga normat e ulëta të tatimit për individë dhe biznese, si dhe nga një popullatë e re, e edukuar dhe shumëgjuhëshe.

Kurti i falënderoi studentët për bashkëbisedimin dhe iu dëshiroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në vendin tonë.

YouTube player