KryesoreLajme

Kurti priti në takim dy kongresistët amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin dypartiak të dy kongresistëve amerikanë, Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Suhas Subramanyam, anëtar i Nënkomisionit për Çështje Ushtarake dhe të Jashtme.

Nga temat kryesore për të cilat foli kryeministri Kurti ishte mbrojtja, përkatësisht paqja dhe siguria në rajon. Ai e falënderoi delegacionin për përkrahjen për anëtarësim në NATO, në veçanti për Rezolutat 1246 dhe 1250 të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilat mbështesin aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike dhe bëjnë thirrje që forcat amerikane të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të KFOR-it.

Lexo më shumë  Kurti në IPK: Polici më e pastër, shtet më i drejtë

Kryeministri Kurti vuri theksin edhe te përputhshmëria në politikën e jashtme. Po ashtu, ai diskutoi për investimet e Kosovës në mbrojtje dhe për tema të tjera, si zhvillimi i teknologjisë në vend, ku foli për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në këtë fushë dhe në tregti në përgjithësi, si dhe për reformat në fushën e arsimit.

Para Prishtinës, kongresistët zhvilluan vizitë në Luginën e Preshevës. Në këtë kontekst, kryeministri në detyrë Kurti tha se duhet të ketë të drejta të krahasueshme për pakicat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Haxhiu në takim me kongresistët amerikanë theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Rruga Press

YouTube player