Lajme

Kurti priti në takim Delegatin Apostolik, imzot Marie Speich: Kosova është e gatshme të ketë një mision të veçantë për Vatikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Nuncin Apostolik në Slloveni, imzot Jean Marie Speich, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

“Biseduan për raportet e mira me Selinë e Shenjtë dhe për gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre. Kryeministri Kurti tha se është i inkurajuar nga gatishmëria e Selisë së Shenjtë për të avancuar marrëdhëniet bilaterale dhe shtoi se Kosova është e gatshme të ketë një mision të veçantë për Vatikan”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të vij në Tiranë për të mbështetur protestën “Flamingo Rozë”

Kryeministri e njoftoi Nuncin Apostolik me arritjet dhe sfidat në qeverisje, për menaxhimin e pandemisë, reformat në sistemin e drejtësisë dhe angazhimin e shtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *