Lajme

Kurti pret delegacionin e PE: Serbia s’ka alternativë përveç njohjes së pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga përfaqësuesja për Kosovën në parlament, Viola von Cramon.

Europarlamentarët u interesuan për operacionin e Policisë së Kosovës, të datës 13 tetor dhe kryeministri shpjegoi se ishte operacion kundër kontrabandës dhe kriminalitetit dhe përfshinte 26 lokacione të ndryshme në gjithë territorin, 5 nga to në Mitrovicën Veriore.

Lexo më shumë  Britania mbështet Kosovën pa kushte anëtarësimin në KiE

Lidhur me interesimin e eurodeputetëve për bisedimet me Serbinë, Kurti është shprehur se nuk kanë alternativë përveç dialogut, por duhet kuptuar se as njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke”, ka deklaruar ai.

Kryeministri i Kosovës u shpreh mirënjohës për gatishmërinë për të monitoruar nga afër procesin zgjedhor për komunat që mbahet më 17 tetor.

Ai shprehu besimin që edhe zgjedhjet lokale do të zhvillohen paqësisht dhe me pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *