Lajme

Kurti pret ambasadorin e OSBE-së, flasin për zgjedhjet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të hënën me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës, që pritet të mbahen më 23 prill.

“Në më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport. Në takim u diskutua për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës dhe për fushat e përbashkëta të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  S’ka prodhim vendas në Shqipëri, rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj

Më tej bëhet e ditur se Kurti ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale edhe si obligim kushtetues e ligjor, por edhe si procedurë e legjitimitet demokratik për institucionet në shërbim të qytetarëve.

“Nevoja për funksionim normal të sistemit dhe institucioneve shtetërore e bënë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve”, thuhet në kumtesë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore do të mbahen këtë të diel.

Lexo më shumë  Peci: Zgjidhja e vetme mund të jetë një marrëveshje politike, pastaj caktimi i zgjedhjeve të reja

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit