Kurti: Presim të avancojmë me ide e përvoja në mbështetje të agrobiznesit
Të mërkurën në Prishtinë është bërë hapja e panairit ndërkombëtar të 24-t me radhë AGROKOS, që mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve.
Në hapje të këtij panairi prezent ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Ai tha se ky panair jo vetëm që i lidhë bizneset me konsumatorët por krijon një teori të fortë mes teorisë dhe praktikës për studentët.
“Në kuadër te këtij vizioni, si qeveri me partnerë të ndryshëm presim që të avancojmë me ide dhe përvoja të reja sa i përket mbështetjes së bujqësisë e përpunimit të ushqimit, duke i bërë bujqit në qendër të interesit ekonomik. Një temë e rëndësishme është roli i agrobiznesit. Kur arsimi dhe biznesi bashkëpunojnë ndodhin mrekulli”, tha Kurti.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se ministria të cilën e udhëheqë e ka mbështetur këtë organizim që sipas tij krijon mundësi për fuqizimin e sektorit të biznesit.
Panairi do të jetë i hapur edhe ditën e enjte.
Rruga Press