Lajme

Kurti: Posta e Kosovës në maj pati të hyra më të larta sesa shpenzime

Kryeministri Albin Kurti, sot, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë vizituar Postën e Kosovës.

Ai, në një konferencë për media, i ka falënderuar të gjithë për mirëpritjen që ua kanë bërë sot.

“Diskutuam për shumë çështje rreth Postës së Kosovës, për sfidat dhe vështirësitë e këtij institucioni. Në muajin maj, që e lamë pas kemi pasur bilanc pozitiv, në postë të hyrat janë më të larta se shpenzimet. Kjo vjen si rezultat iu punës së përbashkët i këtij kolektivi që i ofron shërbime universale shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Kurti ka shtuar se posta ndihmon shumë asistencën sociale të Kosovë.  Kurti ka falënderuar menaxhmentin dhe të gjithë punëtorët e Postës për shërbimet e shpejta dhe cilësore që ua ofrojnë qytetarëve të Republikës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *