Lajme

Dështon atentati me eksploziv në Shkodër, ja kush ishte shënjestra

Pakoja e dyshimtë e konstatuar në rrugë pasditen e kësaj të marte në Shkodër ka patur vërtet lëndë plasë. Mësohet se forcat xheniere të ardhur nga Tirana kanë bërë shpërthim të kontrolluar të eksplozivit, pa patur asnjë person të lënduar.

Burim bëjnë me dije se shënjestër e lëndës plasëse ishte Drejtoresha Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka. Mësohet se lënda plasëse ishte vendos shumë pranë mjetit tip “Range Rover”, makina personale të Suida Kukës.

Lexo më shumë  Kurti në Londër: Në tri vjetët e fundit kemi dyfishuar eksportet

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi” dhe pakoja me eksploziv është konstatuar nga një person rreth 16:00.

Dyshohet se sasia e tritolit u vendos nga një person me motor dhe kanë qenë kamerat e sigurisë ato të cilat kanë filmuar momentin e vendosjes së lëndës plasëse.

Suida Kuka ka marrë detyrën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor për Qarkun e Shkodrës në 16 maj 2022.

Lexo më shumë  'Veliaj, pronari faktik i inceneratorit, ka paguar nga paratë e bashkisë së Tiranës edhe për mbetjet e Kamzës'

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *