KryesoreLajme

Kurti: Po zbatojmë ligjin për integrimin e strukturave të arsimit dhe shëndetësisë, pa lënë qytetarët pa shërbime

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se procesi i integrimit të strukturave të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës po zhvillohet gradualisht dhe në përputhje me ligjin.

Ai theksoi se bëhet fjalë për zbatim të një ligji të miratuar vite më parë, i cili tashmë po vihet në praktikë.

“Ne veçse po zbatojmë një ligj nga periudha para 13 vjetëve. Dhe më në fund po zbatohet ligji”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Pasi Vjosa Osmani privatizoi profilet ekzistuese, Presidenca krijon profile të reja në rrjetet sociale

Sipas tij, ky proces po realizohet në koordinim me Bashkimi Evropian, me qëllim që qytetarët serbë në Kosovë të mos mbesin pa shërbime esenciale.

“Ne nuk dëshirojmë që pacientët serbë të ngelen pa trajtim shëndetësor. Ne nuk dëshirojmë që nxënësit serbë të ngelen pa mësim”, u shpreh ai.

Kurti shtoi se synimi është përfshirja e të gjitha strukturave në kuadër të ligjshmërisë së Kosovës, duke ofruar edhe një periudhë tranzitore për punonjësit në arsim dhe shëndetësi që të pajisen me dokumentacion të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Irani thotë se mund të bëhet kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit

Ai theksoi se procesi nuk është politik, por “zbatim i ligjit” dhe pjesë e normalizimit institucional në gjithë territorin e vendit.

Rruga Press

YouTube player