Kurti: Po të mbaheshin zgjedhjet, Qeveria do të mbeste pa opozitë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se as opozitës e as Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Siç ka thënë ai të hënën në konferencë për media, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, opozita do të humbte, e Qeveria do të mbeste pa opozitë.
“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen, herë shkarkimin tim e herë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se i humb, Qeverisë s’i konvenojnë se zhduket opozita”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, derisa ka folur për masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, Kurti është shprehur se Kosova i ka bërë të gjitha ato që i janë kërkuar.
“Ne jemi që të hiqen masat ndaj nesh, por krejt çka na është kërkuar e kemi bërë. Kush ka besuar që do të kemi në fund të shtatorit kësi qetësie”.
Rruga Press