KryesoreLajme

Kurti përkujton Maskarën e Rezallës, u bën thirrje ndërkombëtarëve të kërkojnë drejtësi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën më të pamëshirshme nga ushtria serbe, Masakrën e Rezallës së Skenderajt

Sipas Kurtit, në fshatin Rezallë të Skenderajt, 98 burra dhe djem u pushkatuan vetëm për shkak se ishin shqiptarë, ndonëse të shtënat kishin zgjatur 30 minuta, pas ekzekutimit mizor e barbar më 5 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë ua rrëmbyen kufomat.

“29 prej tyre janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi, nga Kizhevaku i Serbisë, më 30 shtator 2021, na u kthyen në Kosovë eshtrat e shtatë prej të vrarëve në këtë masakër. Mes tyre ishin edhe dy ribashkime me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Serbisë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Andaj, sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që nga Serbia, si përgjegjëse për vrasjen dhe zhdukjen e të dashurve tonë, të kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të tyre dhe drejtësi për viktimat dhe familjet. Drejtësia vendore duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojë, që përgjegjësit, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të gjykohen e të dënohen”, shtoi më tej Kurti.

Tutje, kryeministri Kurti ka thënë se e vërteta e krimeve të Serbisë në Kosovë nuk mund të mbulohet nga dheu i varrezave masive, teksa nuk mund të lejojmë harresën t’i mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë.

Kurti u shpreh se duke e nderuar të kaluarën, me drejtësi për viktimat, angazhohen për të ardhmen e Republikës së Kosovës, ku brezat e rinj rriten të lirë e të sigurt.

Rruga Press

YouTube player