KryesoreLajme

Kurti: Përgatitjet për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë ishin bërë vitin e kaluar, prandaj e kisha të pamundur të merrja pjesë në Samitin e Tiranës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka treguar pse nuk ka marrë pjesë fizikisht sot në Samitin e Tiranës. Sipas tij, përgatitjet për vizitat në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kishte të pamundur të merrte pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë që u mbajt në Tiranë.

Ndërsa ka bërë të ditur se ishte pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksoi mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë.

Lexo më shumë  26 ton misër nga Serbia me përmbajtje mbi normë të alfatoksinës B1, AKU në Shkodër kallëzon penalisht ‘Modi’ shpk

Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Kriza në Ngushticën e Hormuzit: Çmimi i naftës bie nga 120 në 88 dollarë

Rruga Press

YouTube player