Lajme

Kurti për sindikatat: Ato kanë pasur marrëveshje me PAN-in në prag të zgjedhjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, duke folur për sindikatat, i ka krahasuar sindikalistët e mëhershëm me ata të kësaj kohe.

Ai ka thënë se sindikatat aktuale në vitin 2017 kanë pasur marrëveshje me PAN-in, në prag të zgjedhjeve.

“Sa i përket çështjes lidhur me sindikatat në Kosovë, po është e vërtetë që si subjekt socialdemokrat kemi qenë afër sindikatave. Por duhet ta kuptojmë që as dikur as sot krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë. Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që gjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht edhe në kohën e privatizimit të aeroportit të Prishtinës. Por e kemi rastin e kryesinidikalistit të metalistëve Hasan Abazit të cilin e patën rrahur. Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojtur punëtorët dhe janë rrahur nga grupet e caktuar që kanë qenë në anën e privatizimit të egër. Rrahja e sindikalistëve ka elemente fashiste kjo nuk ka ndodhë vetëm te ne. Në anën tjetër keni sindikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017 patën bërë memorandum bashkëpunimi me PANIN, nuk mund t’i fusim te gjithë sindikalistët në të njëjtin thes. Gabim më të madh se të flasësh e t’i trajtosh njëjtë këto, nuk ka”, tha Kurti në Kuvend.

Lexo më shumë  Knut Abraham i zhgënyer me Gjermaninë dhe Këshillin e Evropës: Në këtë 75-vjetor të KiE nuk ka shumë për të festuar

E ndaj Kurtit ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, që vet e ngriti çështjen e sindikatave.

“Ju personalisht i keni pritur këto sindikata sa keni qenë në opozitë dhe jeni zotuar se do t’i përkrahni sa keni qenë në opozitë. Është e çuditshme ky ndryshim i kursit nga ju. Ju po flisni për probleme sindikale në proceset e privatizimit, që është një debat tjetër, por ka sindikata këtu që nuk kanë kalu në ato procese. Rritja e çmimeve ndikon në secilin sektor por sidomos në sektorin publik sepse pagat nuk janë rritë që nga 2016”, tha Hoxha.

Lexo më shumë  "Kosova është demokraci funksionale", Doris Pack: Ndihem thellësisht e turpëruar nga qeveria e vendit tim, Gjermanisë

E asaj i ka replikuar sërish kryeministri Kurti.

“Sigurisht që arsimi dhe shëndetësia nuk janë sindikatat e vetme. Ne duhet t’i kemi sindikatat më të fuqishme në sektorin privat mirëpo që ja që nuk i kemi. Ligji i pagave i mbron punëtorët i mbron punëtorët indivudalisht por sindikatat i mbrojnë ata kolektivisht dhe e para pa të dytën është shumë e mangët. Gjendja që e kemi sot në sindikata është pasojë e 20 viteve në ekonominë e Kosovës që është dominuar nga privatizimi. Për të hyrë në një fazë të re nuk mund të hyjmë me mendësi të vjetër. Na nevojitet qasje të reja edhe sindikaliste dhe jam i gatshëm t’i ndihmoj”, tha Kurti. “Me kërkesa nga Qeveria për paga shtesë nuk mund të kemi qasje të re. Kjo është qasje e mbijetesës sociale, kur t’i përpiqesh me rritje të pagave pa rritje ekonomike ta ulësh inflacionin”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *