Lajme

​Kurti për rënien e Zhitisë dhe Fazliut: Historia përbëhet prej dëshmorëve

“Historia jonë përbëhet prej dëshmorëve, ndërkaq ardhmëria jonë varet prej besnikërisë ndaj dëshmorëve”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në homazhet që i bëri sot te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në Varrezat e Heronjve në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Në 32-vjetorin e rënies së tyre, Kurti kujtoi vjeshtën e vitit 1989, kur Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu si veprimtarë ilegalë organizonin dhe merrnin pjesë në demonstratat e asaj kohe, që ishin edhe të fuqishme edhe të shpeshta.

Më datën 1 nëntor, një ditë para se të vriteshin, Afrim Zhitia mbajti fjalim në demonstratë, ndërkaq më 2 nëntor, në lagjen “Bregu i Diellit”, në ballafaqim me forcat e Serbisë ranë heronj Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Lexo më shumë  Opozita vazhdon të bojkotojë - Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, por shtyhet për në orën 14:00

Ai veçoi vitet e ’80-ta, kur pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, Lëvizja e përjeton një hov të madh me organizimin brenda Kosovës, në radhë të parë duke iu falënderuar Afrimit dhe Fahriut, me ç’rast Afrimi ishte sekretar organizativ i Lëvizjes.

Kurti me tej theksoi aksionet e shumta në atë kohë, kur vepronte edhe çeta e Llapit me luftëtarët kryesorë, sot heronj, Ali Ajeti e Hasan Ramadani, të cilët i kishin armët që ua kishte dhënë Afrim Zhitia.

“Tash, kur vjen puna te përfaqësuesit e popullit janë dy lloj përfaqësuesish të popullit: përfaqësuesit demokratikë dhe përfaqësuesit historikë. Këto dy lloje nuk janë plotësisht të ndara, as të pavarura, por megjithatë janë dy lloje”, tha ndër të tjera kryeministri.

Lexo më shumë  Konjufca: Rexhep Qosja ishte rilindësi i fundit i kombit shqiptar

Ndër përfaqësuesit më emblematikë të popullit në kuptimin historik të fjalës, ai veçoi edhe dy heronj të cilët sipas kryeministrit Kurti, janë të ngjashëm me dy heronjtë e përkujtuar sot. Rexhep Mala e Nuhi Berisha, që janë shprehje e popullit tonë si rezistencë e popullit tonë, si një popull që nuk e duron shtypjen edhe padrejtësinë, që nuk e duron shfrytëzimin e pabarazinë, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *