Lajme

Kurti për reciprocitetin: U vonuam 11 vjet, të presim edhe 4 javë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtyrja e zbatimit të vendimit për targa dhe reciprocitet deri më 1 shtator ia vlen në mënyrë që Kosova ta përforcojë qëndrimin dhe ta rrisë mbështetjen ndërkombëtare.

Kurti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë të hënën, ka deklaruar se Kosova është vonuar 11 vjet në këtë drejtim dhe se një pritje prej katër javësh ia vlen.

“Shtyrja që ne e kemi bërë deri më datën 1 shtator, kur do të vazhdojë zbatimi, pra ky numri 2.679 do të rritet për ata që vijnë në Kosovë, ka të bëjë me një lloj ndjeshmërie shtesë të Qeverisë së Kosovës për brengën e madhe të faktorëve demokratikë ndërkombëtarë për fushatën dezinformuese të Serbisë. Unë besoj që në kontekstin aktual e kemi bërë zgjidhjen e duhur. Jemi vonuar 11 vjet. Nëse këtyre 11 vjetëve ua shtojmë edhe katër javë për ta përforcuar qëndrimin, vendimin tonë edhe me mbështetje edhe më të madhe ndërkombëtare, unë besoj që ia vlen”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Avokati serb me deklaratë të fortë: Do t’i kërkoj Francës që të mos ia shesin aeroplanët “Rafale” Aleksandar Vuçiqit

Sipas tij, Serbia është mësuar me privilegjin që ia ka dhënë Kosova duke mos e zbatuar masën e njëjtë.

“Dhe tash kur e vendosim reciprocitetin, Serbisë i duket padrejtësi. Zaten, ai i cili është mësuar me privilegje, barazia i duket padrejtësi. Kjo është situata e raportit tonë me Serbinë”, është shprehur Kurti.

Në mbrëmjen e 31 korrikut, Qeveria e Kosovës ka vendosur ta shtyjë për 1 shtator vendimin për targa dhe për reciprocitet me dokumente ndaj Serbisë, me kërkesë të SHBA-së dhe BE-së, i cili duhej të niste së zbatuari më 1 gusht.

Lexo më shumë  Bakoyannis: Shtetet kundërshtare të anëtarësimit të Kosovës do të duhej të qëndronin anash

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *