Lajme

Kurti për Mirush Kabashin: Aktor i madh shqiptar, do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij të poezisë shqipe

“Me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të së martës që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë”.

Kështu ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ikonës të artit shqiptar.

Kurti ka thënë se pikëllimi është ndezur në zemrat e shqiptarëve, duke përmendur kualitetin dhe shpirtin artistik të shquar të Mirush Kabashit.

Në deklaratën e tij në Facebook, kryeministri Kurti sjell nderime për karrierën afërmë gjysmëshekullore të aktorit, duke përmendur mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në produksione filmash.

Ai e përshkruan Kabashin si një “Sokrat” të vërtetë, duke theksuar interpretimet e tij të mjeshtëruara të poezisë shqipe, veçanërisht “Hymni i flamurit” nga Fan Noli.

Gjatë deklaratës, Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e aktorit të ndjerë, si dhe për kolegët e tij të skenës dhe teatrit.

Lexo më shumë  Shqipëria po kap Evropën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës

Ai rikonfirmon se trashëgimia artistike dhe kontributi i Mirush Kabashit do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe admirim në historinë e artit shqiptar.

Duke përfunduar, kryeministri Kurti ka dërguar një mesazh të ngushëllimit dhe nderimit për aktorin e shquar, duke e caktuar atë si një mjeshtër i aktrimit.

“Me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të sotëm që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë.

Mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit si edhe për shpirtin e fuqishëm artistik të tij prej aktori.

Për brezat që e panë duke luajtur në skenë, Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe. Pasi ta keni parë një herë Mirush Kabashin duke e interpretuar poezinë e Fan Nolit “Hymni i flamurit”, sa herë që t’i lexoni vargjet “O flamur gjak, o flamur shkabë…”, do t’iu rikthehet zëri i tij aq i fortë duke e recituar këtë poezi në shumë skena dhe evente.

Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë, te “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis. Mirush Kabashi e solli aq të gjallë Sokratin, madje duke i përngjarë pamjeve të skulpturave antike greke për Sokratin me mjekrrën dhe flokët e shpupurisura si dhe duke i folur me zërin e tij fjalët e atij që foli aq shumë pa shkruar ndonjëherë asnjë fjalë, Sokratit!

I lindur më 17 prill 1948 në Shkodër por me origjinë nga Gjakova, ky shpirt artisti nga fisi i Kabashit, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik.

Ngushëllime familjes Kabashi, kolegëve të tij të lojës dhe të skenës, mes nderimesh e kujtimesh për mjeshtrin e aktrimit, Mirush Kabashin!

Lexo më shumë  Biserko: Vuçiqi s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, po e pret Trumpin

Rruga Press

YouTube player