Lajme

Kurti për masat ndëshkuese nga BE-ja: Teksa mërzitemi për këto, deputetët t’i votojnë marrëveshjet miliona euro që kanë mbetur të bllokuara

Kryeministri Albin Kurti sërish ka reaguar lidhur me vendimin e Bashkimit Evropian që Kosova mos të jetë pjesë e programit prej 7.5 miliardë euro.

Kurti gjatë mbikëqyrjes së punimeve që kanë nisur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ka thënë se teksa mërzitemi për këto masa ndëshkuese, deputetet në Kuvendin e Kosovë duhet t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare që kanë mbetur të bllokuara në vlerë prej rreth 150 milionë euro.

“Ne se çfarë mund të bëjmë është se në Kuvend me dy të tretën e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë mbet të ngujuara, me të cilën nuk po mund t’i gëzoj ekonomia e Kosovës në vlerën e përgjithshme prej rreth 150 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për të gjitha krimet serbe të kryera në Kosovë

“Teksa mërzitemi për masat aktuale të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilën mund ta kalojmë shumë kollaj bashkërisht me opozitën”, ka shtuar ai.

Sipas tij, këto masa ndëshkuese janë të padrejta për Kosovën.

“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masat e që janë zbatuar disa prej tyre. Ushtrimi i madhe ‘Europe Defender 2023’, sidomos në Gjakovë, kur e kishim të planifikuar gjithçka ishte anuluar, bëhet fjalë për vizita por edhe për masa të përkohshme, e cila për bindjen time janë të padrejta”, përfundoi Kurti.

Lexo më shumë  “Kosova i takon Këshillit të Evropës” – ministrja e Jashtme dhe deputeti gjerman kërkojnë nga Gjermania që të votojë në favor të Kosovës

BE-ja ka vendosur disa masa ndaj Kosovës, për shkak se ka konsideruar se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionim të situatës në veri të vendit.

Kosova ka mbetur jashtë programit 7.5 miliardë euro të BE-së. Lënien e Kosovës jashtë këtij programi e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë.

“Sipas njoftimit të pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komunikimeve, data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është shtyrë”, ka thënë Ministria e Ekonomisë.

Rruga Press

YouTube player