Lajme

Kurti për FSK-në: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke ju drejtuar ushtarëve të Kosovës tha se ata janë vazhdimësi e UÇK-së.

Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve tha se FSK ka dëshmuar se është profesionale.

“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me popullin e saj. Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së. Sot kemi shumë arsye për të festuar. FSK edhe një herë ka dëshmuar se është profesionale. Këtë vit Kosova prapë ka dëshmuar që është partner i besuar i partnerëve ndërkombëtarë. Kosova sivjet ka hapur dyert për ushtritë e botës, ku është mbajtur ushtrimi fushor”, tha ai.

Lexo më shumë  Paketa Fiskale 2027, edhe bizneset gjermane kundër rritjes së taksave në Shqipëri

Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se aspirata e popullit realizohet atë ditë kur forca bëhet anëtare e NATO-s.

“Historia jonë si vend është një histori që themelet e saj i ka në përpjekjet ndër brezat për liri dhe pavarësi. Në këtë ditë ne jemi krenarë me ushtrinë profesionale, e cila po forcohet çdo ditë. Aspirata e popullit realizohet atë ditë kur ne bëhemi anëtarë të NATO-s. Ne sot jemi krenar që FSK ka shërbyer krahë për krahë Amerikës”. 

Lexo më shumë  Ardit Gjebrea në SPAK, merret në pyetje nga BKH për hetimet ndaj Erion Veliajt

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *