Lajme

Kurti për diskutimin në Ambasadën e SHBA-së: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre

Kryeministri Albin Kurti nuk ka komentuar organizimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e Asociacionit. Ai ka thënë shkurt se beson që të pranishmit në takim do ta thonë fjalën e tyre.

Një ditë më parë, Ambasada bëri të ditur se ka marrë konfirmim nga Zyra e Kryeministrit dhe e Presidentit se do të dërgojnë përfaqësues në takim.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

“Vetëm sa ka filluar takimi, besoj që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre”, ka thënë Kurti, i pyetur nga gazetarët pas homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin në kryeqytet, raporton KosovaPress.

Kurti ka thënë se në takim është kabineti i tij.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot organizon një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Takimi ka nisur në orën 10 dhe pritet të zgjasë rreth dy orë.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *