Lajme

Kurti për diskutimin në Ambasadën e SHBA-së: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre

Kryeministri Albin Kurti nuk ka komentuar organizimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e Asociacionit. Ai ka thënë shkurt se beson që të pranishmit në takim do ta thonë fjalën e tyre.

Një ditë më parë, Ambasada bëri të ditur se ka marrë konfirmim nga Zyra e Kryeministrit dhe e Presidentit se do të dërgojnë përfaqësues në takim.

Lexo më shumë  Ministria e Mbrojtjes në Kosovë me një urim për 8 Mars: Jemi të përkushtuar që të rritet numri i grave në ushtri

“Vetëm sa ka filluar takimi, besoj që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre”, ka thënë Kurti, i pyetur nga gazetarët pas homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin në kryeqytet, raporton KosovaPress.

Kurti ka thënë se në takim është kabineti i tij.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot organizon një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Takimi ka nisur në orën 10 dhe pritet të zgjasë rreth dy orë.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës i dërgon trëndafila për 8 Mars nënë Ferdonije Qerkezit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *