Kurti për Associated Press: Lajçaku e Escobari vijnë tek ne me kërkesat e palës tjetër
Kryeministri Albin Kurti, është ankuar për njëanshmëri dhe tolerancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për Serbinë, në raport me Kosovën.
Ai tha të enjten për “The Associated Press” se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, po i drejtohen Kosovës me kërkesat e Serbisë, derisa tha se sjellja pozitive ndaj një autokrati, nuk e bën atë të mirë.
“Ne këmbëngulim që sjellja e mirë ndaj një autokrati nuk e bënë edhe atë të sillet mirë. Përkundrazi, vijnë tek ne me kërkesat e palës tjetër”, tha ai.
Rruga Press