KryesoreLajme

Kurti për arrestimin e Spahiut: Sjellja jonormale e Serbisë s’duhet të normalizohet

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndalimi i Arbnor Spahiut nga Serbia, si dhe të gjitha ndalimet tjera më parë, nuk duhet të normalizohen.

Kurti teksa ka shpërndarë postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u tha se do të shfrytëzohen të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar që Spahiu të lirohet, ka thënë se institucionet janë angazhuar maksimalisht për lirimin e tij. 

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.  Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Të ardhurat për frymë rriten, por në Shqipëri mbetet rreziku më i lartë i varfërisë në Evropë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se janë informuar misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it lidhur me rastin e arrestimit dhe caktimit të paraburgimit ndaj ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu. 

Spahiut më 9 qershor i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve nga Gjykata e Qarkut të Suboticës, ndërsa sipas deklarimeve të avokatit mbrojtës të tij Arianit Koci, ai po akuzohet për rastin e Banjskë. 

Lexo më shumë  Diaspora e Kosovës ka 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues

Ambasadori Jetish Jashari, bashkë me avokatin Koci, do të udhëtojnë në Suboticë sot, ku pritet të takohen me avokatin e dytë të caktuar sipas detyrës, thuhet nga MPJD.

YouTube player