KryesoreLajme

Kurti për arrestimin e Hasan Dakaj në Serbi: Po mbahet në mënyrë arbitrare, nuk është rast i izoluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për arrestimin e qytetarëve të Kosovës nga Serbia.

Kurti ka thënë se përkundër ndryshimeve pozitive për vendin tonë dhe ky vit po na e trashëgon një fqinj të vjetër që po përkeqësohet

“Javën e kaluar dy qytetarë të Kosovës Hasan dhe Xhavit Dakaj u arrestuan në kufi me Serbinë, Hasan Dakaj edhe sot vazhdon të mbahet atje padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare.  Kjo nuk është hera e parë dhe nuk paraqet rast të izoluar”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

Kurti ka shtuar se Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe një qytetar tjetër të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajn.

“I mbajtur nga autoritetet serbe për gjoja kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Mehmetaj ka qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë në kundërshtim edhe me vetë ligjet e Serbisë, të gjetura këto që i ka theksuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.

Lexo më shumë  Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për tre inspektorët e arrestuar të ATK-së

Kryeministri ka shtuar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e Nezir Mehmetajt nga Serbia, por nuk ka pranuar kurrë përgjigje.

“Serbia zgjedh çdo gjë mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me neve, ajo zgjedh të sulmoi Kosovën siç bëri më 24 shtator 2023 e pastaj të mbrojë nga burgimi kryerësit e kësaj vepre terroriste në krye me Milan Radoiçiqin”, tha Kurti.

YouTube player