KryesoreLajme

Kurti pas takimit në Bruksel: Përderisa Radoiçiqi dhe grupi i tij ndodhën në liri, nuk ka mirëbesim në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish pas takimeve që ka pasur në Bruksel, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë, tha se takimi ndodhi pas 9 muajsh nga sulmi në Banjskë.

“Të mërkurën është mbajtur takimi i nivelit të lartë në Bruksel, më kuadër të dialogut të lehtësuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, për politikë të jashtme dhe siguri dhe zëvendëspresidenti Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe emisarit të tij, Mirollsav Lajçak. Takimi i parë, pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit, nga një grup paramilitar serb i mbështetur dhe i financuar nga Serbia”, pohoi ai.

Lexo më shumë  Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Kurti shtoi më tej se “pas 9 muajsh nga sulmi, kryeterroristi Milan Radoiçiq është ende i lirë në Serbi dhe mbrohet në Serbi”.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës grupin paramilitar që ka kryer sulmin në Banjskë.

“Ne nuk mund ta kthejmë heroin tonë, rreshterin Afrim Bunjaku, por Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës grupin paramilitar që kreu sulmin terrorist në krye me Milan Radoiçiq, dhe të gjithë ata të përballen me drejtësinë”, pohoi ai.

Kryeministri bëri të ditur se tashmë terroristët që janë identifikuar janë në listën e INTERPOL.

Lexo më shumë  FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA

“Grupi i identifikuar i terroristëve është hyrë në sistemin e urdhër-arrestit ndërkombëtarë, 39 persona të atij grupi, 37 prej tyre të identifikuar qartë ndodhen në listën e INTERPOL. Përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij ndodhën në liri, nuk ka mirëbesim në dialog”.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se janë për dialog dhe fqinjësi të mirë, por që Serbia po vazhdon të shfaq shovinizmin.

YouTube player