Lajme

Kurti pas takimit me Vuçiqin: Mbështesim marrëveshjet ku trajtohemi barabartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështet marrëveshjet ku shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barbarta.

“Në takim me kancelaren Merkel, presidentin Emanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, diskutuam për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, ka shkruar Kurti në Twitter pas sesionit të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Slloveni.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, ka përfunduar ai./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *