Lajme

Kurti pas rezolutës së Kuvendit: Praktikat e dëmshme ndryshohen, ligji do të respektohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas votimit të rezolutës në Kuvend me të cilën shteti i Kosovës i thotë jo organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës, ka thënë se qëndrimi i institucioneve të vendit është parimor, në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

“Ne nuk do t’i shkelim parimet tona”, ka thënë ai në një shkrim falënderues për deputetët që votuan për miratimin e rezolutës së iniciuar nga Qeveria.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

“Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka vazhduar Kurti.

Kuvendi miratoi rezolutën të shtunën me 76 vota pro. Pos partisë së Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, rezoluta u votua edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player