Lajme

Kurti: OJQ-të dhe bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në takimit e sotëm me OJQ-të dhe bizneset, ka njoftuar se nga tani këto dy të fundat do të mund të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale. Sipas tij, ky vendim mundëson punësimin dhe sigurimin e mirëqenies për grupet e cënueshme.

“Për herë të parë në Kosovë, qeveria jonë mundëson që organizatat jo-qeveritare dhe bizneset të regjistrohen e të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Përtej statusit si ndërmarrje publike ose private, ai ka theksuar se nëpërmjet këtij vendimi nevojat e cënueshme të shoqërisë do të marrin adresë.

“Lehtësirat të cilat do t’iu ofrojnë ndërmarrjeve sociale e inkurajojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet e cënueshme, ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për t’i shërbyer pikërisht këtyre grupeve. Edhe të rritet punësimi, por edhe mirëqenia”, ka deklaruar kryeministri.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se kompanitë ku 30% e punëtorëve janë nga grupet e cënueshme, mund të aplikojnë si ndërmarrje sociale. Përfitimet janë që kompanitë ose OJQ-të lirohen nga tatimi në fitim.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Ndryshe nga bizneset tradicionale të cilat kanë për qëllim maksimizimin e fitimit, ndërmarrjet sociale përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror, e në përkrahje të këtij misioni, ato pranojnë edhe lehtësira përgjatë operimit”, ka theksuar Murati.

YouTube player