Lajme

Kurti: Nuk kemi informacione se KFOR-i po përgatitet për ndërhyje në veri

Kryeministri Albin Kurti në konferencë pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se sot ka pasur në takim komandantin e KFOR-it ku kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë.

Ai ka thënë se nuk kanë informacione se KFOR-i po përgatitet për ndërhyje në veri.

“Sot kam pritur në takim komandantin e KFOR-it dhe bashkë me ministrin e brendshëm, Xhelal Svecla jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare në Kosovë. Unë nuk kam informacion të tillë për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it në veri. Njësia Speciale nuk është në Bërnjakë dhe Jarnije në mënyrë që ti gëzohemi kësaj situate, ata janë aty me detyrë që ti mbrojnë pikat kufitare dhe policët kufitarë” ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Kurti shtoi se kanë pasur indikacione se po të mos ishte aty Njësia Speciale policët kufitar dhe godinat do të ishin të rrezikuara seriozisht.

“Bllokimi i rrugëve nuk është bërë me bllokada prej maunave dhe njerëzve por edhe me buldozer. Ka kaluar shifra prej 10 mijë automjeteve që kanë ardhur nga Serbia dhe i kanë marrë targat e përkohshme. Në asnjë pikë kufitare nuk ka incidente ku është Policia e Kosovës”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Kryeministri theksoi se kanë bërë ofertë me të cilën kanë thënë që nuk ja vlen të kemi targa të dyja palët dhe po i heqim ato.

“Unë asnjëherë këto ditë nuk jam shfaq me ministrin e mbrojtjes, ndërsa fatkeqësisht Serbia e sjell në kufi ministrin e mbrojtjes. Kjo nuk është kundër serbëve të Kosovës”, tha Kurti. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *