KryesoreLajme

Kurti: Nuk ka zyrtar në Bruksel që nuk e pranon se dialogu përfundon me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për dialogun me Serbinë dhe deklarimet e kryeministres serbe Brnabiç se Serbia nuk e njeh Kosovën nëse e ka kusht anëtarësimin në BE.

Kurti tha se nuk ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se marrëveshja nënkupton njohjen reciproke.

Lexo më shumë  Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje për operacione evakuimi

“Së pari, duhet ta keni parasysh që zyrtarët e lartë të Serbisë rregullisht nëpër forume i mohojnë krimet e kryera në Kosovë.

Së dyti, është e qartë se tashmë dialogu me Serbinë nuk është i shtrirë në një proces që stërzgjatet ku premtohet njohja pas koncesioneve të Kosovës siç ka ndodhur, por dialogu është i shtruar për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër e ka njohjen reciproke.

Ka zyrtarë në BE  që e thonë më qartë këtë, ka të tjerë që kanë rezerva, por nuk ka zyrtarë në Bruksel të tillë të cilët nuk e kuptojnë dhe nuk e pranojnë që normalizimi i plotë padyshim që e nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Sulmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *