Lajme

Kurti: Nuk është rritur çmimi i energjisë së prodhuar në Kosovë, por çmimi i importit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se propozimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, nuk ka të bëjë me rritjen e çmimit të energjisë së prodhuar në Kosovë, por çmimi i importit.

Në një konferencë për media bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kurti tha se masat që janë ndërmarrë nuk i jep fund problemeve, siç tha ai, shtresore që janë krijuar.

“Çmimi i propozuar nga ZRrE është shumë i lartë, është barrë e rëndë dhe për këtë ne kemi vënë në dispozicion 75 milionë euro. Qeveria e Kosovës do të rrisë ndihmën ndaj konsumatorëve që nuk mund të përballojnë. Rritja e çmimit nuk ka ndodhur tek energjia e prodhuar në Kosovë, ajo që prodhohet në Kosovë ka cmim të njëjtë por te importi”, tha Kurti para gazetarëve.

Lexo më shumë  Llugaliu: Në dy vitet e fundit importi nga Serbia ka rënë për 70 për qind

Tutje, kryeministri tha se me vite janë mbajtur tarifa fiktive, ndërsa heqja e bllok-tarifave, sipas tij, ka qenë gabim.

“Kjo krizë vetëm sa e ka theksuar problemet që i kemi trashëguar. Institucionet në të kaluarën kanë dështuar që të informojnë popullin që ngrohja me rrymë nuk është e qëndrueshme”.

Kurti në konferencë gjithashtu paralajmëroi se kriza energjetike në Kosovë do të vazhdojë përtej dimrit.

Ai përmendi dy faktorë që sipas tij, kanë ndikuar në krizën energjetike.

“Janë dy faktorë kryesor që e kanë shkaktu krizën, njëra është faktor i jashtëm. Tjetri faktor është se per 20 vitë Kosova është lënë në fatin e tregëtarëve, politikbërësit e kaluar nëpërmjet mos veprimeve prioritet i kanë dhënë prodhuëseve të tjerë jasht vendit. Sikur të mos ishte vjedhur, gjendja në KEK do te ishte ndryshe, ani pse 1 miliardë euro janë investuar”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kosova, në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatet e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim.

Kurse, tarifa për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh është dyfishuar. Tarifa për energjinë në tarifë të lartë nga 6.75 cent për kilovat është shtrenjtuar në 14 centë, apo një rritje prej 107%. Kurse, tarifa e ultë apo energjia e konsumuar gjatë natës nga 2.89 cent është shtrenjtuar në 6 centë, një rritje prej 107%.

YouTube player