Lajme

Kurti: Nuk e kuptoj këtë vrer të Vuçiç, e ka ditur që skadonte marrëveshja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përsëri pas situatës së tensionuar të krijuar në veri pas vendimit të qeverisë së tij për reciprocitetin e targave mes Serbisë dhe Kosovës.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bllokojnë rrugët pasi policia e Kosovës ndodhet atje për të mbrojtur policët kufitarë jo për ti dëmtuar. Sipas Kurtit është kjo sjellje që ata po mbajnë që po i dëmton dhe jo vendimi për reciprocitet.

“Njësia Speciale ndodhet atje për t’i mbrojtur policët kufitarë dhe pikat kufitare, unë vazhdimisht u bëj thirrje qytetarëve serbë që nuk kanë nevojë t’i bllokojnë rrugët, meqenëse po e pengojnë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e vetvetes”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  LVV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, Alim Rama i drejtohet me letër Presidentes Osmani

Kurti ka shtuar gjithashtu se nuk e kupton këtë vrer të Vuçiç mbi situatën pasi sipas tij kryeministri i Serbisë e ka ditur fare mirë që marrëveshja e 15 shtatorit do të skadonte. Kurti ka thënë se nuk ka asnjë qëllim provokues por thjesht nuk dëshiron të ketë tabela provokuese në asnjë nga palët.

“Nuk e kuptoj atë inat përplot vrer të presidentit të Serbisë, ai e ka ditur shumë mirë që më datën 15 shtator skadon afati i marrëveshjes të cilën e ka pranuar vetë Serbia dhe do të dëshiroja të mos kemi tabela provuese as ne as Serbia, por për shkak se ata po insistojnë te ato tabela, do të na duhet t’i kemi edhe ne”, – tha Kurti për mediat.

Lexo më shumë  Investim 12 milionësh në TC “Kosova B”: Nënshkruhet kontrata për pastrimin e lumit Sitnica

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *