KryesoreLajme

Kurti: Njohja ndërkombëtare e AKA-së, dëshmi se Republika e Kosovës po flet gjuhën universale të cilësisë, besueshmërisë dhe dijes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njohjen zyrtare të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cilësuar si një dëshmi të rëndësishme për përkushtimin e shtetit ndaj dijes, cilësisë dhe integritetit institucional.

Në një postim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Kurti theksoi se kjo njohje ndërkombëtare tregon se “kur një shtet investon në dije, kritere dhe integritet, ai fiton autoritet dhe dinjitet”.

Lexo më shumë  Vajza e Blerim Devollit pronësinë e Qumështores Vita e ka të regjistruar në Maltë me pasaportë të Serbisë

Sipas tij, përmes kësaj arritjeje, Republika e Kosovës po flet “gjuhën universale të cilësisë, besueshmërisë dhe dijes”, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për sistemin e arsimit të lartë në vend.

Kurti ka theksuar po ashtu se kjo njohje sjell edhe përgjegjësi të reja për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

“Universitetet tona duhet të prodhojnë mendje të lira, profesionistë të zotë dhe qytetarë që e bëjnë shtetin më të mirë sot e nesër sesa dje”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Regjimi në panik - Del mesazhi i Arbi Maznikut: Hapni llogari fiktive, shpërndani, luftoni në komente

Njohja e Agjencisë së Kosovës për Akreditim konsiderohet një zhvillim me rëndësi për avancimin e standardeve akademike dhe forcimin e besueshmërisë së arsimit të lartë kosovar në arenën ndërkombëtare.

YouTube player