KryesoreLajme

Kurti nis fushatën në Rahovec: Premton mbështetje për bujqësinë dhe zhvillim ekonomik

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, sot e nisi në komunën e Rahovecit ku nga Krusha e Madhe, qytetarëve u kërkoi mbështetje, duke premtuar zhvillim ekonomik e përkrahje për bujqit .

“Në mbarë Kosovën, e posaçërisht në Krushë të Madhe e Rahovec, do të investojmë me subvencione e grante, për naftë, për sistem të ujitjes, për mbrojtje nga breshëri, si dhe grante për qendrën e grumbullimit të produkteve bujqësore. Ne do të jemi gjithmonë pranë bujkut,” tha ai.

Lexo më shumë  Meksika dërgon mijëra ushtarë për të ndaluar dhunën pas vdekjes së bosit të drogës

Edhe kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Ali Dula, theksoi se prioritet i tij do të jetë bujqësia, investimi në infrastrukturë e në fusha tjera.
“Ne do të investojmë në bujqësi, sepse jeni zemra e prodhuesit. Do të jem pranë jush me investime, në subvencione e grante të ndryshme. Po ashtu, do të investojmë në infrastrukturë të barabartë. Do të rregullohet kanalizimi dhe rrugët e asfaltuara që do t’i ndërtojmë. Po ashtu në arsim e në rini si dhe shërbime cilësore në shëndetësi,” shtoi ai.
Në këtë tubim, Lëvizja Vetëvendosje prezantoi edhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Rahovecit.

Lexo më shumë  Ministri britanik: Veprimet e Putinit të kujtojnë vitet para Luftës së Dytë Botërore

Rruga Press



YouTube player