Lajme

Kurti: Nga viti i ardhshëm, kodimi do të jetë pjesë e kurrikulave shkollore të arsimit parauniversitar

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, ka publikuar disa shifra për digjitalizimin në arsim.

Në një shkrim në Facebook, tha se gjatë kësaj jave, nxënësit u njohën me parimet e kodimit, përdorimin e kodimit si gjuhë krijuese, të menduarit logjik dhe realizimin e projekteve inovative dhe kreative.

“Kodimi në klasë. Digjitalizimi në arsim. Arsimi për punësim dhe zhvillim. Nga 13 deri me 17 nëntor “Ora e kodimit” është mbajtur në 22 komuna tona. Mbi 20 mijë nxënës të klasave I deri XII, në 350 shkolla kanë mbajtur rreth 30 mijë orë kodim”, shkroi kryeministri.

Kurti shtoi se përkushtimi dhe qëllimi i Qeverisë është që duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, kodimi të jetë pjesë e integruar e kurrikulave shkollore të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë  Pas Kroacisë, edhe Bullgaria do të dërgojë mbi 100 ushtarë në Kosovë

“Integrimi i teknologjisë në arsim përmbush një objektiv kyç në Strategjinë tonë për Arsim dhe Digjitalizim. Ai shënon progres të rëndësishëm drejt të ardhmes së vendit tonë, ku teknologjia ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik”, shprehet tutje.

Sipas Kurtit, duke e përfshirë kodimin në rutinën ditore shkollore, hapen rrugët për një brez të ri krijuesish, inovatorësh dhe shkencëtarësh, të cilët mund të krijojnë dhe eksportojnë produkte dhe shërbime digjitale për tregun global.

Lexo më shumë  Taravari: Shqiptarët në Maqedoni të Veriut do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

“Kodimi është vetëm njëra nga hallkat e transformimit tonë digjital. Investimet tona në e-qeverisje, e-shëndet, digjitalizim në arsim dhe siguri kibernetike deri në fund të vitit 2025 pritet të kalojnë vlerën prej 80 milionë euro”.

“Ndërkaq, në bazë të dokumenteve strategjike që kemi finalizuar, deri në vitin 2027, kjo shifër parashihet të arrijë në 130 milionë euro. E krahas investimeve të domosdoshme, përkushtimi ynë është po aq i lartë edhe për zhvillimin e kapaciteteve institucionale, njerëzore dhe teknologjike në siguri kibernetike, për transformim digjital të sigurt”, shkroi Kurti.

YouTube player