Kurti nga Kamenica: Mërgata mbështetje kyçe, prioritet përfshirja e diasporës dhe lehtësimi i transfereve financiare
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e madhe të mërgatës në mbështetjen politike dhe zhvillimin e vendit, gjatë një takimi me mërgimtarë në Kamenicë. Ai bëri të ditur se mërgimtarë të shumtë kanë shprehur përkrahjen e tyre dhe do të votojnë më 28 dhjetor, duke e cilësuar këtë angazhim si tejet të rëndësishëm.
Kurti tha se përfshirja e diasporës është pjesë thelbësore e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, në mandatin e ardhshëm qeverisës do të përfshihet një kurrikulë e veçantë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e familjeve në mërgatë.
Po ashtu, ai theksoi se integrimi i Kosovës në sistemin SEPA do të mundësojë kursimin e rreth 60 milionë eurove për qytetarët që dërgojnë mjete financiare drejt Kosovës, duke eliminuar kostot shtesë dhe duke lehtësuar transferet ndërkombëtare.
Kryeministri nënvizoi se diaspora mbetet një shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.
Rruga Press

