KryesoreLajme

Kurti nga Istogu: “Fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, megjithatë pa dhënë një datë të saktë se kur.

Deklarata e tij u dha gjatë një vizite në Istog, me rastin e vendosjes së gurthemelit për projektin e banimit të përballueshëm dhe social në këtë komunë.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

“Fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria”, u shpreh Kurti në një prononcim për mediat lokale.

Përveç Kurtit, në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe zëvendësministri Jeton Raka.

Rruga Press

YouTube player