KryesoreLajme

Kurti në veri, viziton kryetarët e komunave

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ndodhet në veri të vendit. Ai është nisur për në Zubin Potok, pas takimit me kryetarin Lulzim Hetemi në Leposaviq.

Sipas njoftimeve të mëparshme, një pllakë përkujtimore për Enver Zymberin, polici i Kosovës që u vra në vitin 2011, do të ngrihet afër Zubin Potokut, raporton mediumi serb Kosovo-online.

Lexo më shumë  BIRN: Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

Takimi mes Kurtit dhe Hetemit në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit është siguruar nga pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.

Ljuljzim Hetemi nga Vetëvendosja erdhi në pozitën e kryetarit të Komunës së Leposaviqit në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vendosur që votimi për zëvendësimin e kryetarit në katër komuna në veri të Kosovës të mbahet më 21 prill.

Lexo më shumë  Kosova padit Paunoviqin pas deklaratës për “spastrimin etnik”
YouTube player

YouTube player