Lajme

Kurti: Në punën time po e ndjekë shembullin e Majlinda Kelmendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për të pasur sukses në punën e tij si i pari i qeverisë po e ndjekë shembullin e kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Kështu i pari i ekzekutivit tha nga aktiviteti i xhudos që po mbahet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ku para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune Majlinda së bashku me shumë xhudistë të tjerë po e demonstrojnë sportin e xhudos në kuadër projektit “Kosova shtet i xhudos”.

Lexo më shumë  Kurti: Anulimi i fluturimeve do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund të vinin, e kjo do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit

“Kampionia jonë dhe e arta olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka dëshmuar për shumë vite se cila është rruga që duhet ndjekur për të arritur deri te suksesi”.

“Dua të jua them që edhe unë, në punën time ndjekë shembullin e Majlindës për të arritur sukses”, ka thënë Kurti.

Ndërsa trajneri i xhudos Driton Kuka deklaroi se ky aktivitet po zhvillohet për të përçuar mesazhin e paqes përmes sportit.

Lexo më shumë  Shpopullimi/ 2025-2026, numri i studentëve në Shqipëri në rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *