KryesoreLajme

Kurti në Podujevë merr pjesë në vënien e gurit të themelit të objekteve për banim të përballueshëm: Kudo në Kosovë po punohet për kushte më të mira jetese

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në vënien e gurit të themelit të objekteve për banim të përballueshëm. Ai tha se banimi është e drejtë themelore njerëzore, prandaj po punohet në tërë vendin në mënyrë që qytetarët të kenë banesa me kushte të mira për familjet e tyre.

Kurti më tej vuri në dukje se nga fillimi i qeverisjes së tij më 2021, është miratuar agjenda qeveritare për banim të përballueshëm dhe social.

Lexo më shumë  Haxhiu përkujton "Epopenë e Dukagjinit": Përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet, e as nuk thyhet

“Në këtë aspekt Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë dizajnimin e programit për banim të përballueshëm dhe social dhe është bërë bashkë me korporatën ndërkombëtare financiare IFC, si dhe me Institutin për Studime Banimi”, tha Kurti, teksa bëri të ditur se ky projekt në komunën e Podujevës është bashkëfinancim me ministrinë.

Kurti më tej bëri të ditur se prej 38 komunave, vetëm 13 prej tyre kanë aplikuar për ndërtim të objekteve për banim të përballueshëm e social.

Lexo më shumë  LVV reagon pas vendimit të Gjykatës: Dekreti ishte antikushtetues - do të angazhohemi për zgjedhjen e presidentit
YouTube player