Opinion/Aktualitet

Kurti në Nish e mbrojti UÇK-në e popullin me gjakftohtësi e pa u tutë. Thaçi, që 20 vjet rrehke gjyks si “kryekomandant”, në Hagë po del… veteran i rrejshëm

Nga Nexha Gjema

𝗡𝗲̈ 𝗡𝗶𝘀𝗵, 𝗻’𝗺𝗶𝗱𝗶𝘀 𝗦𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝘀𝗲̈ – 𝗔𝗹𝗯𝗶𝗻 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶

Nuk e njohu gjykatën, as Serbinë, as Jugosllavinë. Tha troç: “Unë përgjigjem vetëm para popullit tem. Denomni n’daçi 10, 20, 30 a 50 vjet, s’ka ranësi, sepse dënimi juj nuk ka kurrfarë vlere.”

Gjykimin e shëndrroj në akt rezistence, në mbrojtje të Kosovës edhe UÇK-së.

𝗡𝗲̈ 𝗛𝗮𝗴𝗲̈, 𝗻’𝗺𝗶𝗱𝗶𝘀 𝗘𝘂𝗿𝗼𝗽𝗲̈𝘀 – 𝗛𝗮𝘀𝗵𝗶𝗺 𝗧𝗵𝗮𝗰̧𝗶

Ky, që 20 vjet rrehke gjyks tue thanë “jam kryesori i UÇK-së”, tash kur erdh puna me u përballë me përgjegjësitë penale, thotë: “Jo, kryepërgjegjës ka qenë Adem Demaçi.”

Lexo më shumë  Në prag të stuhisë: përplasje me shumë të panjohura

Pra, sipas logjikës së mbrojtjes së Hashimit, UÇK-ja paska kry veprime kriminale, por përgjegjës qenka… Adem Demaçi.

Baca Adem sa mirë që s’je gjallë…!

𝗝𝗮𝗺𝗲𝘀 𝗥𝘂𝗯𝗶𝗻 – 𝗲 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮.

Ky nuk erdhi kurrë për me mbrojtë UÇK-në. U pagu veq për me shfajësu parapaguesin e tij, Hashim Thaçin.

As për Kadri Veselin nuk e qajti kryet, përkundrazi, me përqeshje tha: “Nuk e njoh këtë individ.”

Rubini nuk e mohoi asnjë krim për të cilat po akuzohet UÇK-ja, veq tha: “Klienti jem s’ka lidhje me këto.”

Lexo më shumë  A është lista studentore një alternativë apo thjesht një zëvendësim për Vuçiqin?

Pra, në përkthim: “Krimet ndodhën, po denone dikë tjetër, veç jo Hashimin.”

Çfarë paraqitje skandaloze!

𝗞𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗸𝗷𝗼 𝘁𝗿𝗲𝗴𝗼𝗻 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘀𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗵𝗶𝗱𝗵𝘂n:

-Kurti, që disa po e qujnë “veteran të rrejshëm”, në Nish e mbrojti UÇK-në e popullin me gjakftohtësi e pa u tutë.

-Thaçi, që 20 vjet rrehke gjyks si “kryekomandant”, në Hagë po del… veteran i rrejshëm.

Rrini shtremt, ama folni drejtë!

P.S. Qeveria e Kosovës deri tash ka pagu afër 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuemve në Hagë.

Rruga Press

YouTube player