Kurti: Në nëntor shkojë në vizitë zyrtare në ShBA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në muajin nëntor do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për vizitë zyrtare.
Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit se pse nuk ka shkuar në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, kreu qeveritar tha se nuk ka pasur synim të shkojë atje, rrjedhimisht edhe s’ka aplikuar për vizë.
“Nuk kam aplikuar për vizë në ShBA, pasi nuk kam pasur synim që të shkojë në këtë, mirëpo në nënto rdo të udhëtojë në ShBA. Pra bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini se unë jam kryetari i vetëm i një subjekti politik që e ka mbështetur paraprakisht dhe publikisht ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton. E unë dola publikisht edhe ju bëra thirrje shqiptaro amerikanëve dhe thash votoni presidentin Biden”, tha ai.
Rruga Press