KryesoreLajme

Kurti në mbështetje të kompanive që menaxhohen nga gratë

Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka vizituar një kompani që merret me prodhimin e tubave të letrës, që drejtohet nga një grua afariste.

Kurti e uroi, siç tha ai, dyfish pronaren për 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Grave edhe për suksesin e madh të kompanisë së saj e cila ka 20 punëtorë.

Lexo më shumë  Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

“Sot me 8 Mars, vizituam një biznes këtu jo larg kryeqytetit, në Lapnasellë, ku pronare është një grua, Doruntina Kuka Gashi, e cila që nga viti 2018 e ka ngritur dhe udhëhequr një kompani…, që prodhon tuba të letrës apo fytëza të letrës, siç quhet ndryshe, të profileve të ndryshme mbi 35 lloje, me trashësi nga 2 milimetra deri në 15 milimetra, po sipas kërkesës mund të shkojnë edhe më shumë se kaq. Ndërkaq, me dimensione deri në FI 500, apo gjysmë metri. Është një kompani e suksesshme me rreth 20 punëtorë, e cila është e certifikuar edhe sa i përket standardit të cilësisë, por gjithashtu edhe standardit CE”, deklaroi Kurti.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Andaj, përveçse që plason prodhimin në tregun e brendshëm të Kosovës, kjo kopani u tha se eksporton edhe në Shqipëri e Gjermani.

YouTube player