KryesoreLajme

Kurti: Në Kosovë s’ka pasur kryeministër më të ofenduar se unë. Këtu ka të bëjë me pazare, kumari, interesa. Nuk ka të bëjë me fjalët e zgjedhura

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në histori të Republikës së Kosovës nuk ka pasur një kryeministër më të ofenduar se ai.

“Nuk është në dorën tonë. Jemi përpjekur maksimalisht. Nëse shikoni ju se çfarë na kanë thënë neve është e pakrahasueshme. Nuk besoj që ka pasur në Republikën e Kosovës një kryeministër më të ofenduar se unë. Problemi i mospajtimeve nuk ka të bëjë me gjuhën që përdoret. Sepse çka i kanë thënë këta njëri-tjetrit e janë bërë bashkë, do të ishte e pashpjegueshme. Janë në pyetje interesat”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë

Ai ka thënë se nuk po e kupton se çfarë të keqe i ka bërë Sylejman Meholli kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që po e refuzon marrëveshjen në Vushtrri.

“Këtu ka të bëjë me pazare, kumari, interesa. Nuk ka të bëjë me fjalët e zgjedhura”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën