KryesoreLajme

Kurti në Kaçanik: Për më pak se katër vite i kemi mbi 80 mijë të punësuar, është rritur buxheti në Komunat e Kosovës për 44%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një tubim elektoral të mbajtur në Kaçanik ka shpalosur planprogramin e tij për katër vitet e ardhshme, si dhe ka treguar rezultatet e arritura gjatë mandatit të tij qeverisës.

Albin Kurti tha se gjatë këtyre katër viteve janë arritur investime rekorde në zhvillimin ekonomik si dhe është rritur buxheti nëpër të gjitha komunat e Kosovës për 44 përqind.

 “44% eshtë rritur buxheti nëpër komunat e Kosovës. Nuk janë rritur vetëm investimet kapitale, por janë rritur edhe konsumi eksporti edhe investimet e huaja direkte janë dyshishuar. Është rritur edhe punësimi, sidomos punësimi i të rinjëve. Për më pak se katër vitë i kemi 80 mijë e më shumë të punësuar në Republikën e Kosovës, cep më cep”, ka thënë Kurti në tubimin e mbajtur në Kaçanik.

Lexo më shumë  Fermerët në Krujë të shqetësuar për çmimin e naftës: Bujqësia po vuan

Mes tjerash, Kurti tha se me programin Superpuna janë punësuar mbi 14 mijë e të ri e të reja, si dhe kanë përfituar 9500 biznese nga ky program.

“Me programin superpuna janë punësuar 14 mijë të reja e të rinjë, gjysma vajza dhe djem dhe kanë përfituar 9500 biznese vetëm me programin superpuna, prej moshës 18 vjeç deri në 29 vjeç”, tha tutje kryeministri Albin Kurti.

Lexo më shumë  Haxhiu përkujton "Epopenë e Dukagjinit": Përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet, e as nuk thyhet
YouTube player